Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të filloj procesin e certifikimit të kandidatëve dhe të subjekteve politike për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, shkruan arbresh.info.
Zëdhënësi për media në KQZ, Valmir Elezi, për arbresh.info tha se sot do të mbahet mbledhja e radhës në të cilën do të bëhet certifikimi i kandidatëve dhe të subjekteve të ndryshme politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
“Sot KQZ-ja do të fillojë procesin e certifikimit të kandidatëve dhe të subjekteve të ndryshme politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Mbledhja e KQZ-së do të mbahet në orën 13:30”, tha Elezi për arbresh.info.
Kujtojmë se Sami Lushtaku nuk është certifikuar për të garuar për kryetar të komunës së Skenderajt në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor./arbresh.info/
Këta janë fituesit e Oscars 2026
Ngjarja e rëndë në Gjakovë: I plagosuri në gjendje stabile
Jeton Koca jep dorëheqjen nga Prokurori i Shtetit
Proteston sindikata e punëtorëve të Prishtina Parking
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë