Sot do t’i jepet lamtumira e fundit H.B.H, e cila dyshohet se u vra nga djali saj.
Familjarët e së ndjerës kanë njoftuar se varrimi do të bëhet në orën 17:00.
Kjo ngjarje që ndodhi në ditën e premte ka tronditur gjithë vendin.
Rasti u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës, ndërsa i dyshuari tashmë është arrestuar.
“Rreth orës 16:00 policia është njoftuar për një rast që ka ndodhur në rrugën ‘Mbreti Zog’ në Pejë. Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia ka kuptuar se bëhet fjalë për vrasje të rëndë. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. I dyshuari është arrestuar”, kishte konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova./Arbresh.info/

Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...
Vdes një person në Lipjan derisa po luante në fushë sportive...
Arrestohet në Pejë një person për kërcënim ndaj Ramush Harad...