Ceremonia e varrimit të babait të ish-Presidentit, Hashim Thaçi do të mbahet sot nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Skenderajt, Fadil Nura.
Sipas njoftimit, ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 15:00 te Varrezat e reja të fshatit Burojë, Skenderaj, shkruan Arbresh.info.
Për të nderuar figurën e tij janë paraparë edhe një sërë aktivitetesh.
Këto janë aktivitetet që do të organizohen nga
Komuna e Skenderajt:
Homazh pranë arkivolit:
Data: 18 mars 2025
Ora: 09:00 – 12:00
Vendi: Palestra “Ilaz Kodra”, Skenderaj.
Mbledhja komemorative:
Data: 18 mars 2025
Ora: 12:00
Vendi: Palestra “Ilaz Kodra”, Skenderaj.
Varrimi i të ndjerit:
Data: 18 mars 2025
Ora: 15:00
Vendi: Varrezat e reja të fshatit Burojë, Skenderaj.
E Pamja e familjes Thaçi:
Data: 19 – 20 mars 2025
Vendi: Palestra “Ilaz Kodra”, Skenderaj./Arbresh.info/
E konfirmon Kremlini, Witkoff dhe Putin do të takohen nesër
Hamza thotë se PDK do të shkojë në zgjedhje të brendshme kët...
Arrestohen katër persona për disa vjedhje të rënda në Obiliq...
Mbi 40 minuta kafe në një restorant në Vlorë, Rama dhe vajza...
Bora siguron kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovë...
Kongresi i SHBA-së adreson diskriminimin ndaj shqiptarëve në...