Sot i jepet lamtumira e fundit 21 vjeçarit nga Malisheva, Rilind Thaqit, i cili vdiq si pasojë e një aksidenti të rëndë në Itali para disa ditësh.
Familjarët kanë njoftuar se varrimi i tij do të bëhet sot në ora 14:00, në varrezat e fshatit Pllaqicë.
“Miq e bashkëvendas, ju njoftojmë se varrimi i djalit te axhes, Rilind Thaqit behet sot në orën 14:00 ne varrezat e fshatit Pllaqice”, ka shkruar vajza e axhës së të ndjerit, raporton Arbresh.info.
21-vjeçari ndërroi jetë si pasojë e aksidentit të rëndë me veturë derisa po kthehej nga Jesolo në zonën e Venedikut, pasi vetura e tipit BMW me të cilin po udhëtonte, që drejtohej nga kushëriri i tij 24 vjeçar, kishte dalë nga rruga dhe ishte përplasur me një shtyllë nga ana e pasagjerit, ku edhe ndodhej Rilindi.
Kushëriri i tij që kishte qenë duke drejtuar veturën ka pësuar lëndime dhe pas trajtimit në spital është liruar./Arbresh.info/
Kurti pret delegacionin amerikan, kërkon mbështetje për anët...
SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj Iranit për gati 50 vjet
Ushtarë amerikanë të KFOR-it takojnë përfaqësues të KOK-ut, ...
Holanda publikon listën për Kupën e Botës
Abdixhiku vlerëson rolin e BIK-ut gjatë vizitës te Myftiu Të...
Milan afër ta emëroj trajnerin e ri, Ibrahimovic është takua...