Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se nga 10 maji deri më 9 gusht 2024 të gjithë qytetarët mund t’i konvertojnë patentë-shoferët e lëshuar nga strukturat jo legale serbe në patentë shoferë të Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit nga MPB thuhet se kalimi në patentë shoferë të Republikës së Kosovës mundëson regjistrimin e lehtë dhe praktik të automjeteve.
“Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë qytetarët se nga data 10 maj 2024 do të fillojë procesi i konvertimit të patentë shoferit të lëshuar nga strukturat jo legale serbe në patentë shoferi të Republikës së Kosovës dhe do të zgjasë deri me 9 gusht 2024”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.
Tutje thuhet se nuk kërkohet përsëritje të dhënies së provimit për fitim të patentë shoferit, por vetëm aplikim të cilin, çdo qytetar duhet ta dorëzojë në Qendrën për Pajisje me dokumente, përfshirë:
-letërnjoftimin,
-origjinalin e patentë shoferit të lëshuar nga ana e autoriteteve serbe,
-certifikatën e gjendjes shëndetësore për pajisje me patentë shofer,
-dëshmi të pagesës së taksës, dhe
-origjinalin e patentë shoferit të lëshuar nga UNMIK apo RKS në qoftë se bëhet aplikimi për shtimin e kategorive, gjë e cila po ashtu është mundësuar përmes këtij vendimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme./Arbresh.info/
Një muaj paraburgim për ‘Mossin’ dhe dy shokët e tij për sul...
Kurti refuzon të komentojë për shpërndarjen e Kuvendit: Dekl...
Pas dekretit të Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit, reagon ...
Kurti dhe kabineti qeveritar bëjnë homazhe në Prekaz për 28-...
Haradinaj bën homazhe në Prekaz: Qëndresa e tyre përmbysi sh...
Pas dekretit të Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit, reagon ...