Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se sot është dita e fundit e konkursit për rekrutimin e ushtarëve të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
“Sot është dita e fundit e konkursit për rekrutimin e ushtarëve të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Apliko dhe bëhu ushtar i Kosovës!”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Të drejtë aplikimi kanë shtetasit e Kosovës nga mosha 18 deri në 25 vjeç, të cilët kanë përfunduar shkollimin e mesëm.
Kandidatët duhet të plotësojnë edhe këto kritere shtesë: Gjendje të mirë fizike dhe shëndetësore, figurë të pastër morale dhe ligjore, si dhe përkushtim për të shërbyer me dinjitet dhe profesionalizëm.
Tërmeti godet Iranin, raportohet lëkundje pranë Teheranit
Hoxha Osman Musliu në listën e VV-së për deputet, e publikon...
Raporti i Eurostat, sa është numri i shqiptarëve të kthyer n...
Rritet bilanci i viktimave nga sulmet izraelite në Liban, 2,...
Gabimi i rëndë i portierit ia prish festën Ronaldos, titulli...
Lista zyrtare e kandidatëve të LDK-së për deputetë