Peter Sorensen, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, është takuar sot me Ambasadorin e Kosovës në Burksel, Agron Bajramin.
Me anë të një postimi në X, Sorensen e ka cilësuar këtë takim të mirë, teksa ka thënë se pret të punojnë bashkë drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Pres të punojmë bashkë drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Sorensen.
Enjoyed a good first meeting with Ambassador @AgronBajrami today. Looking forward to working together towards full normalisation of relations between Kosovo and Serbia. pic.twitter.com/uJX4Im4hc2
— EUSR for Belgrade-Pristina Dialogue (@EUSR_Dialogue) February 18, 2025
Ndërsa ambasadori Bajrami në platformën X ka thënë se me Sorensen kanë diskutuar për normalizim e marrëdhënieve Kosovë-Serbi me njohjen në qendër.
“Presim të bashkëpunojmë në formësimin e dialogut për normalizim Kosovë-Serbi, i përqendruar në njohjen reciproke dhe hapjen e plotë të rrugës së Kosovës drejt integrimit të shpejtë dhe të bazuar në merita në BE”, ka shkruar ai./Arbresh.info
A good first meeting with new @EUSR_Dialogue, Peter Sørensen. Looking forward to cooperation in shaping the #Kosovo–#Serbia normalization dialogue centered on mutual recognition & and fully opening of Kosovo’s path towards swift & merit-based integration into EU. pic.twitter.com/mvHQJTvXr4
— Agron Bajrami (@AgronBajrami) February 18, 2025
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...