Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, pas takimi me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, para gazetarëve tha se ky ishte një takim i radhës, ku kishte biseduar për situatën politike në vend dhe për zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë.
“Sapo pata takim me zotin Albin Kurti dhe me të cilin biseduam për mënyrën e zbatimit të marrëveshjes, për situatën politike në vend. Sorensen tha se ky është takim i rregullt”, tha Sorensen.
Peter Sorensen më herët është pritur edhe nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila theksoi nevojën e avancimit të procesit të integrimit evropian të Kosovës, si dhe rëndësinë e largimit të masave të padrejta
Ndryshe kjo është hera e dytë që Sorensen vjen në Kosovë brenda katër-pesë muajve./rtk
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron