Emisari i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ndonëse ka marrë detyrën që nga data 1 shkurt e vitit 2025, mundësitë e tij për të shtyrë përpara negociatat mes dy shteteve kanë qenë të pakta.
Kjo pasi që Kosova ka mbajtur zgjedhjet nacionale një javë pas zgjedhjes së tij, dhe që nga ajo kohë vendi është pa një Qeveri të re.
Bllokada tashmë disa mujore institucionale në Kosovë ka pamundësuar që të ketë ndonjë progres në dialog, ndonëse janë zhvilluar disa takime në nivel kryenegociatorësh në Bruksel.
Për këtë ngecje të dialogut dhe krizën institucionale në Kosovë, emisari danez ka zhvilluar të mërkurën një vizitë zyrtare në Kosovë pa paralajmërim, ku është takuar me krerët e shtetit dhe të partive politike.
Sorensen e ka pranuar edhe vetë që bazuar në situatën që ka parë në Kosovë, vonesat mund të zgjasin edhe për një kohë, megjithatë ai ka nënvizuar nevojën urgjente për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.
“Sapo pata një takim me kryeministrin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani. Jam këtu për mandatin tim, për të diskutuar se si të zbatohet Marrëveshja e Ohrit , sepse situata politike këtu do të thotë se gjërat mund të zgjasin më shumë. Pra, ky është një takim i rregullt. Jam i lumtur që jam këtu”, kishte deklaruar Sorensen pas takimit me Kurtin në Qeverinë e Kosovës, shkruan Express.
Në një postim në faqen e tij zyrtare në “X”, Sorensen ka shtuar se është koha për të lëvizur përpara.
“Vizitë produktive në Kosovë sot. Në të gjitha takimet e mia, theksova nevojën urgjente për të zbatuar Marrëveshjen e Ohrit, tani më shumë se kurrë. Rruga drejt integrimit kalon përmes përparimit domethënës në Dialog. Koha për të ecur përpara”, ka shkruar Sorensen.
Productive visit to Kosovo today. In all my meetings, I emphasized the urgent need to implement the Ohrid Agreement, now more than ever.
The path to 🇪🇺 integration runs through meaningful progress in the Dialogue. Time to move forward. pic.twitter.com/w8wKo1QTji— EUSR for Belgrade-Pristina Dialogue (@EUSR_Dialogue) August 6, 2025
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...