Sonte transmetohet Emisioni “Komiteti” – i ftuar Behgjet Pacolli (VIDEO)

20:23 | 13 Shtator 2016
M. A.

Sonte në emisionin e radhës “Komiteti”; prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjinin. I ftuar është Behgjet Pacolli, kryetar i Aleancës Kosova e Re.

Emisioni “Komiteti” në sezonin e ri vjen para shikuesve në një format plotësisht tjetër. Emisioni do të transmetohet tri herë në javë; të martën, të mërkurën dhe të enjten në RTV Dukagjini.

Autori dhe drejtuesi i emisionit, Berat Buzhala, çdo të martë dhe të mërkurë do t’i ftojë personazhet kryesore të ditës, ndërkaq të enjteve, bashkë me Shpend Limonin dhe Leonard Kerqukin, do të trajtojnë temat më të nxehta të politikës, historisë, kulturës dhe religjionit.

Emisioni i të enjtes, tash e tutje do të quhet “Komiteti Qendror”.

Sonte i ftuar është Behgjet Pacolli, ish-President i Kosovës dhe aktualisht Kryetar i AKR’së. Gazetari Buzhala me ish-presidentin Pacolli ka folur  për ftesën që Pacolli u ka bërë fansave në shtëpi. Ai ka treguar se nuk ka pritur se do të ketë kaq shumë mysafirë.

Pacolli në këtë emision ka folur edhe për situatën politike dhe të ardhmen e AKR’së.

Emisioni transmetohet në ora 20:20 në RTV Dukagjini.

https://youtu.be/y0JcnGWepoc

Shpërndaje në rrjete sociale