Njëri prej grupeve më të mëdha të tifozëve në vend, Plisat, vazhdojnë ta injorojnë Kombëtaren e Kosovës dhe në ndeshjet më të rëndësishme të saj.
As pranimi i Kosovës në UEFA dhe në FIFA para rreth tri vjetëve dhe ecuria mbresëlënëse e verdhekaltërve në Ligën e Kombeve dhe kualifikimet për Euro 2020 nuk kanë mundur t’ia ndërrojnë mendjen këtij grupi tifozësh me bazë në Prishtinë, raporton Gazeta Express.
Kosova sot e pret Anglinë në stadiumin Fadil Vokrri në kryeqytet, në ndeshjen e fundit në Grupin A kualifikues mes tyre, e cilat vlerësohet si ndër më të rëndësishmet për vendin, pavarësisht se ka dështuar të kualifikohet në evropianin e verës së ardhshme përmes kësaj rruge tradicionale.
Plisat, që janë grup zyrtar i tifozëve të klubit të futbollit të Prishtinës, janë nisur sot drejt Shqipërisë, për ta përkrahur kombëtaren kuqezi kundër Francës në Tiranë.
“GRUMBULLOHEMI prej orës 09:00 tek parkingu prapa Pallatit të Rinisë dhe nisemi në mënyrë të organizuar fiks në orën 10:00. Nisja në mënyrë të organizuar bëhet prej parkingut prapa Pallatit të Rinisë !
FORCA SHQIPËRI”, thuhet në njoftimin e Plisave në Facebook.
Vedat Muriqi në garë për “Lojtarin e Muajit” në La Liga pas ...
Shpërthen vullkani Dempo në Indonezi, kolona e hiri ngrihet ...
SPAK godet grupin kriminal ndërkombëtar, sekuestrohen 12 mil...
Kryenegociatori i ri i Kosovës takohet me shefat e misioneve...
500 milionë euro të shpenzuara për asgjë, Liverpooli i Sloti...
Hamza takim me kryetarët e komunave që udhëhiqen nga PDK: Pu...