Akuzat e liderëve kosovar duke fajësuar Bashkimin Evropian për ngecje të procesit të liberalizimit të vizave për kosovarët, nuk zgjidhin asnjë problem që ekziston tani mes Kosovës dhe BE-së, ka thënë raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes.
Soltes si pasues i Ulrike Lunacek, në këtë detyrë, në një përgjigje për Indeksonline, ka thënë se shpreson se regjimi i vizave për kosovarët të hiqet së shpejti por kjo gjë varet nga ajo se sa shpejtë i Qeveria e Kosovës i kryen detyrat e veta.
I pyetur se si i komentonte deklaratat e Kryeministrit dhe Presidentit të Kosovës, të cilët në vazhdimësi hedhin fajin në drejtim të BE-në për vonesa në procesin e integrimit, Soltes ka thënë se deklarata të tilla nuk janë të justifikueshme dhe se nuk zgjidhin asgjë.
“Nuk mendoj se deklaratat e Kryeministrit dhe të Presidentit të Kosovës janë të justifikuara. BE po bën çmos për të ndihmuar Kosovën në rrugën e saj të integrimit në BE. Duhet të jemi të vetëdijshëm se të dyja palët janë përgjegjëse për marrjen e detyrave dhe përgjegjësive të tyre”, ka thënë Soltes. /Indeksonline/.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...