Euro-deputeti dhe raportuesi për Kosovën në Parlamentin Europian, Igor Soltes ka thënë se e ndanë shqetësimin me qytetarët e Kosovës për mosliberalizimin e vizave.
Ai ka dhënë një intervistë të premtën në Televizionin Publik.
Soltes ka deklaruar se ka argumente të mjaftueshme që kosovarët të lëvizin pa viza.
Gjithashtu, eurodeputeti ka bërë të ditur se janë duke punuar vazhdimisht t’i bindin shtetet që të votojnë për liberalizim të vizave për Kosovën.
“E ndaj frustrimin me qytatarët e Kosovës për mosliberalizimin e vizave. Kemi argumente të mjaftueshme për të hequr vizat. Ne po bëjmë çdo gjë për t’i bindur vendet. Marsi është një mundësi dhe muaji qershor dhe shpresoj që kjo temë të jetë pjesë e agjendës”, ka thënë ai
Për një javë, 41 të lënduar si pasojë e aksidenteve në Feriz...
Midis mosmarrëveshjeve dhe bashkëpunimit: Raportet e komunav...
Atentat në Greqi, plagosen me armë zjarri babë e bir nga Shq...
KQZ: Rezultatet përfundimtare pas përfundimit të shqyrtimit ...
Limi dhe Dolce bëjnë dush bashkë, Alba i kap mat
Rama priti në takim ambasadorin turk, diskutojnë për projekt...