Dega e Partisë Demokratike të Kosovës, në Klinë, ka vazhduar fushatën elektorale me tubime të mbajtura me anëtare dhe simpatizantë në fshatin Qabiç dhe Volljakë të Klinës, ku kandidati për kryetar komune Sokol Bashota ka marrë një mbështetje të fuqishme për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
“Dita e fitores së madhe po ofrohët, Volljaku dhe Qabiçi kanë vendosur të jenë pjesë e vazhdimit të qeverisjes së PDK-së edhe për katër vitet e ardhshme. Këtë na dëshmuan me prezencën e tyre madhështore në përkrahje të vizionit të ‘Forcës për Ndryshim’, PDK-së”, ka thënë në këto tubime Bashota.
Sipas tij alternativa me e mirë për zhvillimin e Klinës është PDK-ja e cila gjatë qeverisjes dhjetë vjeçare ka dëshmuar përkushtim dhe vendosmeri në realizmin e shumë projekteve të cilat kanë lehtësuar jetën e banorëve të Komunës së Klinës.
Bashota, ndër të tjera ka premtuar rregullimin e gjithë infrastrukturës së nevojshme në këto fshatra, si në rrugë në lagje, ujësjellës, kanalizim, fusha sportive në shkolla e tjera. “ Zotohem se gjitha nevojat e juaja do të realizohen brenda katër vitesh”, ka premtuar Bashota.
Në tubimin elektoral ka pasur edhe aderime të reja në PDK. Bashota porositi që masovikisht të dilet në zgjedhje dhe të votohet PDK-ja.
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...