Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dermaku zhvilloi takim bashkëpunues me Kryetarin e Komisionit Federal për Tregtinë të SHBA-ve.
Gjatë pjesëmarrjes në Samitin Global të Privatësisë 2025, organizuar nga IAPP në Uashington D.C., Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva-Dërmaku, realizoi një takim të veçantë me z. Andreë N. Ferguson, Kryetar i Komisionit Federal për Tregtinë të SHBA-së (FTC).
“Në takim u diskutua për sfidat që sjell zhvillimi i teknologjive të avancuara, punën e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, si dhe për rolin thelbësor të FTC-së në mbrojtjen e të dhënave personale dhe privatësisë së konsumatorëve në SHBA. Me theks të veçantë, u diskutua rëndësia e bashkëpunimit ndërkombëtar në drejtim të harmonizimit të kuadrit ligjor dhe rregullator, në përputhje me objektivat e Kornizës së Privatësisë së të Dhënave BE–SHBA, e cila synon të forcojë standardet e mbrojtjes së të dhënave në transferimet ndëratlantike”, njofton Agjencia për Informim dhe Privatësi./Arbresh.info/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron