Policia serbe ka ndërmarrë një aksion sot në Beograd të quajtur “Rrufeja”. Në aksion është kapur i dyshuari me emër, Danilo Tesiç.
38 vjeçari akuzohej se në rrugët e Serbisë ndalonte qytetarët duke u prezantuar si polic të cilët i plaçkiste më pas.
Në banesën e tij policia ka gjetur 11 armë, nëntë pushkë, 15 thika, dylbi, snajperë dhe armë të tjera të llojeve të ndryshme.
Pas arrestimit, Tesiç është dërguar në Prokurorinë Themelore në Beograd.
Mësohet se i njëjti ka qenë ish snajper i ushtrisë serbe në luftën e Kosovës. Ai ka qenë pjesë e dy betejave, në Junik dhe Suharekë./orainfo/

Kvaratskhelia për finalen me Arsenalin: Ndeshja më e madhe e...
Sot është ditëlindja e Nexhmije Pagarushës
Enrique pasi arriti finalen: Mbrojtja ishte më e mirë se sul...
“Shumë gjëra shkuan kundër nesh” – Kompany...
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...