Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Smajl Kurteshi pritet që të emërohet Sekretar i Përgjithshëm në Lëvizjen “Vetëvendosje”, pas dorëheqjes së paraardhësit Dardan Molliqajt, i cili tani do të jetë pjesë e Parlamentit.
Kurteshi ka konfirmuar se subjekti të cilin e udhëheq Visar Ymeri ka vendosur që atij t’ia besojë këtë detyrë. “Pas dorëheqjes së Dardanit ne kemi biseduar rreth saj. Është e mundur që ta marrë atë punë përkohësisht”, ka thënë ai.
Ndërsa, Kurteshi ka dhënë nota pozitive për punën e deritanishme të Molliqajt si sekretar i përgjithshëm. “Nuk kam asnjë vërejtje në punën e tij. Ai ka qenë jashtëzakonisht punëtor i madh”, është shprehur ish-deputeti nga Gjilani.
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...