Lëvizja studentore për barazi- “STUDIM KRITIKË VEPRIM” me vëmendje po përcjell zhvillimet që po ndodhin në Universitetin e Prishtinës.
Publikimet e fundit rreth avancimeve të personave jokredibil në UP, tregojnë gjendjen ku është katandisur universiteti, mjerimin në të cilin po zhytet tash e 17 vite.
Avancimet në tituj si profesorë të rregullt e të asociuar të personave jokredibil në Universitetin e Prishtinës, përveç që janë të pa pranueshme ato do të hasin në rezistencë.
“Kjo mënyrë e të funksionuarit duhet të ndalet, ndërsa hetimet duhet nisur për të gjithë të dyshuarit e personelit akademik të cilët në periudha të caktuara kanë shfrytëzuar klane të ndryshme në fakultete si dhe lidhjet e ndryshme politike duke përfituar tituj në avancime”, thuhet në një komunikatë të SKV-së. “Ju kujtojmë se në nëntor të vitit 2012, SKV së bashku me studentët e fakultetit të ndërtimtarisë, ka bllokuar këtë fakultet me një grevë prej 38 orësh, me kërkesë të shkarkimit të ashtuquajturit profesor, ing. Hamdi Syjemani”, thuhet në komunikatën e kësaj organizate studentore.
SKV çdo herë do të jetë akter në ndalimin e praktikave të tilla të dëmshme dhe e gatshme me tërë kapacitetet e saj të vihet në mbrojtje të universitetit, kundër keqpërdoruesve.
Vullneti dhe gatishmëria e eksponentëve të ndryshëm për ta transformuar Universitetin vetëm sa po rritet.
“Profesorë jo kredibil duhet të largohen nga mësimdhënia në UP, ashtu sikurse edhe rektorët jo kredibil. Rasti i inxhinier Hamdi Sylejmani dhe ish-rektorit Ibrahim Gashi, mund të mos jenë të fundit të shkarkuarit nga protestat e studentëve. Bëjnë mirë ta kenë parasysh këtë rektorati i Universitetit të Prishtinës”, thuhet në komunikatë.
“Kosova krah SHBA-së”, Osmani falënderon Trumpin për partner...
Kosova fiton të drejtën për parafinancim mbi 60 ml € nga Pla...
Gjykata Supreme e ShBA-së rrëzon tarifat e Trumpit
Edi Rama merr pjesë në tryezën e Atlantic Council në SHBA
Kallas: Paketa e 20-të e sanksioneve kundër Rusisë do të mir...
Juventusi kërkon anulimin e suspendimit të Kalulus