Qendra e Skive në Brezovicë ka lëshuar një paralajmërim serioz pas një incidenti të ndodhur sot, ku tre skiatorë kanë hyrë jashtë pistave të shënuara, duke shkaktuar një ortek bore.
Sipas njoftimit, dy nga skiatorët janë larguar vetë nga vendngjarja, ndërsa një tjetër ka mbetur në majë të një piste të pashënuar me këmbë të lënduar.
Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionalizmit të ekipit të shpëtimit, skiatori është transportuar në mënyrë të sigurt në ambulancë.
“Në këtë mënyrë, individët e papërgjegjshëm kanë rrezikuar jetën e tyre, si dhe jetën e shpëtimtarëve gjatë ndërhyrjes”, thuhet në njoftim.
Autoritetet kanë bërë të ditur se për incidentin është njoftuar edhe policia.
Qendra e Skive Brezovicë apelon tek të gjithë skiatorët dhe snowboarder-ët që të përdorin vetëm pistat zyrtare dhe të shënuara, pasi skijimi jashtë tyre përbën rrezik serioz për jetën e vizitorëve dhe të ekipeve të shpëtimit.
“Referët duhet të tregojnë përgjegjësi dhe profesionalizëm” ...
NATO: Ngushtica e Hormuzit duhet të hapet sërish
Spektakël pas pjesës së parë në Camp Nou, pesë gola të shënu...
Ndërpritet furnizimi me gaz i Irakut nga Irani pas sulmeve
Apeli ul dënimin për të akuzuarin për krime lufte nga 15 në ...
E dhimbshme: Vdes në moshë të re ish-zëdhënësja e FC Dritës