Banka Qendrore e Kosovës, këtë javë ka publikuar planin me veprime shtesë, të cilat pritet të realizohen në një afat prej më pak se tre muajsh, si lehtësim për qytetarët serbë pas ndalimit të qarkullimit të dinarit në vend.
Sipas njoftimit, përveç linjës telefonike pa pagesë, BQK tashmë ofron edhe lehtësim të kushteve për hapje të llogarive bankare në mënyrë mobile nga bankat komerciale, zgjerimi i prezencës me degë bankare.
Eksperti i ekonomisë, Nagip Skenderi tha se me përdorim të valutës së huaj, në këtë rast të dinarit, Kosova ka humbur miliona euro nga mos mbledhja e tatimeve në komunat me shumicë serbe.
“Aplikimi i euros nga komuniteti serb do të jetë fitimprurëse edhe për të. Tre mujorshi do të jetë një periudhë për tranzicion”, tha ai për Info Plus në RTK.
Sipas tij, aplikimi i euros nga ta nuk ka kurrfarë aspekti negativ për serb3ët e Kosovës, por do të jetë e mirë për ta, pasi që dinari nuk është stabil.
Eksperti i ekonomisë, Nagip Skenderi, ka folur edhe për investimet e huaja direkte në Kosovë. Ai vlerësoi se problemet politike në rajon janë pengesa për investime.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...