Komuna e Skenderajt ka njoftuar se nga e mërkura do të mbyllet parashkollorja “Nëna Zahide”, për shkak të rasteve me Covid-19 të konfirmuara të një pjesë e stafit.
Ky institucion arsimor do të jetë i mbyllur 10 ditë, ndërsa mësimi do të mbahet on-line.
“Në bazë të udhëzimit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, si masë parandaluese e përhapjes së COVID-19, Institucioni Parashkollor “Nëna Zahide” do të jetë i mbyllur për 10 ditë, që nga dita e mërkurë (19.01.2022). Kjo për shkak të rasteve të konfirmuara te një pjesë e stafit menaxherial dhe edukativ të këtij institucioni parashkollor. Gjatë periudhës 10 ditore, procesi edukativo arsimor për grupin parashkollor do të zhvillohet në sistemin “on-line”. Komuna e Skenderajt, përkatësisht Drejtoria e Arsimit do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për dezinfektim të objektit në fjalë”, thuhet në njoftim, transmeton arbresh.info.
Komuna ka bërë thirrje për respektim të udhëzimeve dhe rekomandimeve nga institucionet relevante dhe profesionistët shëndetësor.
Komuna e Skenderajt fton qytetarët e saj të vaksinohen, me qëllim të parandalimit të infeksionit me sëmundjen COVID-19./arbresh.info/
E pazakontë: Hajnat vjedhin eshtrat e gruas që vdiq 17 vjet ...
Nis seanca për çmimin dhe faturimin e rrymës, Haxhiu kritiko...
Shala i PDK-së: Sektori i energjisë në Kosovë në gjendje të ...
KE i FSHF-së miraton investimin për “Air Albania”...
Haradinaj: Kurti vendosi të shkojë në zgjedhje kur e bëri Qe...
Skandali me njehsorë elektrikë, ZRRE-ja: Çdo konsumator i pr...