Kuvendi Komunal ka miratuar propozimin e kryetarit Fadil Nura për ndërtimin e fabrikës 4 milionësh.
“Sot është mbajtur seanca e rregullt e Kuvendit Komunal të Skenderajt e udhëhequr nga kryesuesja e Kuvendit Adelina Spahiu, në të cilën kanë marrur pjesë kryetari i komunës Fadil Nura, asamblistë, drejtorë komunal, përfaqësues nga KFOR-i, OSBE-ja, shoqëria civile e OJQ. Në këtë seancë me shumicë votash janë miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës”, thuhet në njoftim.
Po me shumicë të votave, si pikë shumë e rëndësishme e rendit të ditës, është miratur edhe propozim-vendimi i kryetarit Fadil Nura, në lidhje me dhënien e pronës komunale në fshatin Polac, e cila i është dhënë në shfrytëzim për 99 vite Kompanisë “TehnoBurimi”, ku pritet të investohen 4 milion euro dhe të punësohen 100 persona.
Ky investim është hap shumë i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të komunës dhe hapë perspektivë për investime të tjera në fushën e prodhimit./arbresh.info/
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit