Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari është shprehur i lumtur që sado pak kanë mundur t’u dalin në ndihmë familjeve-raste sociale, me dru për t’i kaluar ditët e mbetura të dimrit.
Ai në facebook ka shkruar se ishin 120 metra kub dru, të cilat janë shpërndarë për dyzet familje.
“Më shumë sesa disa individë që mund të numërohen në gishta, të cilët, përveç zhurmës së panevojshme në publik, duke u munduar, siç thotë populli “të nxjerrin dhjam prej pleshti”, nuk njihen për asgjë tjetër, jam i lumtur që sado pak kemi mundur t’u dalim në ndihmë familjeve-raste sociale, me dru për t’i kaluar ditët e mbetura të dimrit. Kjo është bërë e mundur fal vullnetit të mirë të njerëzve të mirë si puna e Shpetim Arifit, Avdullah Lushtakut dhe Bedri Zejnullahut, gjë që i falënderoj në emër të komunës sonë dhe atyre familjeve përfituese. Pra, ata individë zhurmaxhinjë në vend që t’i gëzohen lajmit për këtë ndihmë, zgjedhin zhurmën dhe pleshtat”, ka shkruar ai në Facebook.
Arrestohet 25-vjeçari në Kaçanik, dyshohet se shtiu me armë ...
SHBA-të dhe Irani nisin sulme të reja mes bisedimeve të ngec...
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin ...
PE-ja pritet të votojë raportin për Kosovën
Moti sot me diell, temperatura arrin 27 gradë
Kurti pret sot në takim Presidentin e KE-së