Sot nga vëzhguesit e Listës së Pavarur Bekim Jashari janë identifikuar raste të tentimit të manipulimeve në procesin zgjedhor, ku në fshatin Runik, është shënua rast i blerjes dhe fotografimit të votës, ku personi në fjalë është arrestuar nga Policia dhe rasti ka përfunduar në prokurori.
“Nuk mund të ndryshohet vullneti i qytetarëve të Skenderajt përmes veprave të tilla penale, andaj bëjmë apel tek qytetarët që të mos bien viktimë e individëve dhe veprave të tyre anti demokratike dhe anti-ligjore sepse pasojat në fund do t’i barten vetë qytetarët pasi që dënimet për manipulim të procesit zgjedhor, shitblerjes dhe fotografimit të votës sipas legjislacionit në fuqi është vepër penale dhe dënohet me burgim”, thuhet në njoftimin e shtabit të Jasharajt.
Lista e Pavarur Bekim Jashari bënë thirrje për të gjitha subjektet politike në Skenderaj që të kujdesen për mbarëvajtjen e rregullt të procesit zgjedhor dhe të respektojnë vullnetin e lirë të qytetarëve./arbresh.info/
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...