Në orët e pasdites së datës 1 shtator 2022, Policia në Skenderaj ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje.
Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të arsyeshme ku i dyshuari pas një mosmarrëveshje me ankuesin kishte ekspozuar armën e zjarrit.
Nga dyshuari është konfiskuar një armë e llojit Pistoletë, me nëntë (9) fishek, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë.
Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar Rr.V.,22 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ’Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve’’. /arbresh.info/

Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron
Përurimi i Unazës së Brendshme, Abdixhiku: Punët e mëdha nuk...
Maqedonci: Në Gjakovë do të prodhohen municione 5.56mm dhe 7...
Netanyahu: Izraeli kontrollon tashmë 60% të Rripit të Gazës