Ish-Ministri i Jashtëm i Kosovë, Skender Hyseni, ka thënë se kryeministri i Kosovës po bën fushatë me dialogun Kosovë-Serbi.
Hyseni ka thënë se takimi i 19 korrikut në Bruksel ishte më shumë “shfaqje teatrale”.
Unë nuk mendoj se Kurti s’ka guxim as dije për ta bërë gjënë e duhur për Kosovën”, ka thënë ai në emisionin Pressing.
“Kurti bën fushatë zgjedhore në çdo gjë, faturën e paguan popull. Ai e mendon si fushatë çdo lëvizje të tij.”, shtoi ai.
Hyseni po ashtu tha se në të kaluarën janë arritur marrëveshje të ndryshme, ndërsa tha se ato nuk vlejnë pa u arritur marrëveshja finale. Ai po ashtu pati kritika për opozitën e cila tha se nuk po bën asgjë për të kritikuar qeverisjen.
“Ne kemi pasur shumë presion nga familjarët dhe shoqatat e të pagjeturve. Dhe me vend. E kishim arritur marrëveshjen për personat e pagjetur. Por formati i dialogut është kështu se nuk nënshkruhet asgjë pa u nënshkruar gjithçka” , shtoi ai.
41 persona nën monitorim për hantavirus në SHBA
Ky është personi që u plagos rëndë sonte në Prishtinë
Flasin nga QKUK, kjo është gjendja e 25 vjeçarit i cili u pl...
Alis përfundon me sukses paraqitjen në ‘Eurovision 202...
“Dua” duartrokitet në Cannes, Kurti: Film biografik i popull...
Eurovision 2026/ Rama thirrje për mbështetjen e Shqipërisë: ...