Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Qemali” rrihen mes vetë në korridor, arsimtarët askund

23:20 | 27 Janar 2026
E.G

Në shkollën fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë ka ndodhur një rrahje mes nxënësve brenda ambienteve të shkollës.

Në një video që ka ardhur në adresë të Gazetës Express, shihen dy nxënës teksa e grushtojnë njëri tjetrin, mes një turme nxënësish të tjerë.

E gjithë kjo ndodh në korridorin e shkollës, derisa askush nuk ndërhyn për të ndalur rrahjen mes dy nxënësve.

Kujdes, pamje të rënda: