Ministri i Financave, Bedri Hamza, thotë se kanë siguruar fonde për pensionet e veteranëve, por pagat e tyre nuk do të realizohen pa përfunduar rishikimi i buxhetit, shkruan arbresh.info.
“Ne këmi arritë që t’i sigurojmë mjetet e nevojshme për veteranët pa e ndryshue lartësinë e deficitit primarë dhe gjithmonë duke e ruajt neutralitetin sa i përket rishikimit. Kemi siguru fonde të mjaftueshme që deri në fund të vitit 2017 të realizohen këto pagesa në momentin kur të aprovohet rishikim i buxhetit,” është shprehur Hamza në një konferencë të përbashkët për medie me përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Sa i përket vitit të ardhshëm, ministri Hamza thotë se janë të obliguar ta bëjmë pagesën mbi bazën e ligjeve në fuqi, dhe do të shohin kursimet nga rikategorizimi.
Sipas udhëheqësit të deritanishëm të Misionit të FMN-së, Jacques Miniane, shpenzimi për kategorinë e veteranëve nuk rrezikon buxhetin, dhe për më tepër thotë se është obligim ligjor.
“Besojmë se nuk do të rrezikohet buxheti. Për vitin e ardhshëm ndarja buxhetore do të duhej të reflektonte numrin kredibil të përfituesve të veteranëve të luftës. Duhet të ketë kompromise dhe fondet e kursyera duhet të shpenzohen gjetiu. Nuk duhet të ketë shkurajime për punësim dhe porosia e jonë është që nuk ka rrezikim të buxhetit, dhe besojmë se buxheti i vitit të ardhshëm do të vie në kuadër të rregullës fiskale,” shprehet Miniane.
/arbresh.info/
Humb jetën 42-vjeçari gjatë një loje futbolli në Vlorë, dysh...
Shtirej si prokurore për të marrë para, arrestohet e dyshuar...
Kurti: Mërgimtarë të shumtë nga Zvicra po vijnë të na mbësht...
Mbi 100 aksidente brenda 24 orëve/ Një me fatalitet, dhjetër...
Japonia miraton buxhet rekord prej 58 miliardë dollarësh për...
Kurti takohet me studentët: Ju jeni pasuria më e madhe e ven...