Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka hy në fuqi rregullorja e re për matjen e zhurmës.
Sipas një njoftimi nga komuna e Prishtinës subjektet afariste në sektorin e gastronomisë në Kryeqytet obligohen të furnizohen me pajisje që masin nivelin e zhurmës së emituar jashtë, rrjedhimisht të pajisen me certifikatë që përcakton orarin e punës dhe decibelët e lejuar.
“Prandaj me mirëkuptim kërkojmë nga ju, ta ndani thirrjen përmes së cilës ftohen subjektet afariste si kafenetë, restorantet, baret, klubet e natës dhe të gjitha hapësirat e gastronomisë në kuadër të lokaleve që ushtrojnë veprimtari të ndryshme, të shfrytëzojnë afatin e aplikimit deri më 13.03.2023 në ora 16:00, për vendosjen e pajisjeve për matjen e nivelit të zhurmës.”, thuhet në njoftimin e komunës së Prishtinës./arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...