Një lajm i keq vjen sot për Kosovën. Momenti i pritur me optimizëm se Këshilli Evropian do të rekomandojë liberalizim të vizave për Kosovën, ka dalë të jetë negativ.
Këshilli Evropian ka dal me Raportin për vendet aspiruese në Bashkimin Evropian nga Evropa Juglindore. Me këtë rast, Këshilli Evropian ka konsideruar se edhe përkundër shumë përparimeve që ka shënuar Kosova në implementimin e kritereve, ajo nuk ka marrë një rekomandim pozitiv, sa i takon liberalizimit të vizave.
Në pikën 52 të Raportit, Këshilli Evropian thotë se situata aktuale politike në Kosovë duhet të zgjidhet sa më shpejt.
“Këshilli dënon përdorimin e dhunës për qëllime politike në veçanti dhe në pengimin e punës Kuvendit nga opozita”, thuhet në raport.
Mbi 100 prokurorë në terren për zgjedhjet e sotme
Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedh...
Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht
Dita e votimit shoqërohet me temperatura deri në 27°C
Sot, Kosova voton!
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C