Gropat në rrugën “Muharrem Fejza” në lagjen Mat 1 në Prishtinë janë bërë imazh i kësaj pjese të kryeqytetit. Tash e një kohë këto gropa nuk po i rregullon askush.
Banorët e kësaj lagjeje janë shprehur se janë lënë anash nga Komuna.
Përmes këtyre fotografive mund ta shikoni gjendjen aktuale të kësaj rruge.

