Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka bërë të ditur se situata në komunën që ai drejton vazhdon të jetë e rëndë.
Në rrjetin social Facebook, Lushtaku ka publikuar edhe një video nga lumi Klina, i cili është gati të dal nga shtrati, shkruan Arbresh.info.
“Jemi vazhdimisht në terren përgjatë shtratit të lumit “Klina”, për të parë nga afër dhe për të monitoruar nivelin e ujit. Situata vazhdon të jetë e rëndë, me prurje të shtuara të ujit dhe me rrezik për ekonomitë familjare, bizneset dhe infrastrukturën publike”, tha Lushtaku.
“Bashkë me ekipet përgjegjëse komunale, me policinë dhe zjarrfikësit po i ndjekim zhvillimet nga afër, me prioritet sigurinë e qytetarëve dhe marrjen e masave të nevojshme varësisht nga situata!”, shtoi Lushtaku./Arbresh.info
Ministri iranian thotë se Ngushtica e Hormuzit do të rihapet...
Arbeloa: Dua lojtarë që çdo ditë të sillen si lojtarë të Rea...
Dita e Kushtetutës, Haxhiu: 9 prilli shënon ditën kur shteti...
Barça merr një lajm të mirë nga De Jongu
Qendra serbo-ruse merr mbi dy milionë euro nga buxheti i Ser...
Osmani: Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë!