Sinoptikani grek, Sakis Arnautoglu, i cili qe i pari që parashikoi reshjet e dendura të shiut që do të derdheshin mbi Shqipëri, shprehet se rreziku nuk ka kaluar ende.
Ai tha se ndonëse do të ketë një përmirësim të lehtë të kushteve atmosferike, mbrëmja e të shtunës dhe mëngjesi i të dielës, mund të sjellin situata akoma më të rënduara.
“Për fat të keq u vërtetuan parashikimet për sa i përket sasisë së ujit që sollën reshjet dhe duket se do kemi një përmirësim të kohës gjatë ditës së shtunë, pasi fenomenet do të përmirësohen dhe do të kemi pra një mot më të mirë të shtunën, me rrebeshe lokale dhe më të dobëta. Ajo që duhet të kemi kujdes, është nata e së shtunës, duke u gdhirë e diela, sepse do kemi përsëri shtrëngata shiu, që do mbajnë pak, por do të jenë më të fuqishme dhe për shkak se toka është e tejngopur me ujë, nuk përjashtohet mundësia e fenomeneve që kishim në orët e kaluara”, tha Sakis Arnautoglu, raporton topchannel
Sipas tij duhet kujdes deri të hënën në mëngjes, ku do të ketë përsëri disa shtrëngata lokale shiu, por edhe pse këto nuk do të kenë sasi kaq të mëdha uji, mund të shkaktojnë përmbytje të njëjta./topchannel/
Rubio konfirmon se droni goditi parkingun pranë konsullatës ...
Rikthehet ndotja e ajrit në Prishtinë, ja ku renditet sonte
Wolves shkakton befasinë e radhës e mposht kampionin aktual
Barcelona “për pak” nuk e rikthen rezultatin nda...
E mërkurë pranverore: Temperaturat deri në 17 gradë Celsius
Trump dhe Merz takohen në Shtëpinë e Bardhë, fokus Irani dhe...