Situata epidemiologjike me EHKK (Ethet Hemorragjike Krime Kongo) në territorin e Komunës së Malishevës, është nën kontroll dhe deri më tani nuk është regjistruar asnjë rast i infektimit me virusin e EHKK.
“Kështu është deklaruar në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, të cilën e ka drejtuar nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha. Në këtë mbledhje është raportuar edhe për çështje tjera që lidhen me punën dhe aktivitetet e qeverisë komunale.
Drejtori komunal për shëndetësi dhe ai për mbrojtje dhe shpëtim, kanë deklaruar se pavarësisht rasteve të thumbimeve nga rriqrat, deri më tani, sikur edhe tri vitet e kaluara, nuk kemi raste të infektimit nga virusi i EHKK, ndërsa është duke vazhduar dezinsektimi i zonave që cilësohen endemike”, thuhet në njoftimin për media.
Përndryshe në mbledhjen e sotme të Këshillit të Drejtorëve, drejtorët komunal, kanë raportuar për punët dhe aktivitetet e vazhdueshme të drejtorive komunale, përfshi edhe realizimin e projekteve dhe planeve komunale. Projektet janë duke vazhduar sipas planifikimeve, ndërsa është duke u bërë edhe mirëmbajtja e hapësirave publike.
“Siç u tha në këtë mbledhje, inspektorati komunal ka ndërprerë punimet në një rast të ndërtimit, pasi pronari nuk kishte respektuar parametrat e lejuara për ndërtim, ndërsa inspektorati është duke vazhduar me inspektimin e të gjitha marketeve, jo vetëm në qytet, por edhe nëpër fshatra.
Javën që shkoi është mbajtur testi i arritshmërisë, ku janë përfshi 1097 nxënës, ndërsa janë duke u bërë përgatitjet për mbajtjen e testit kombëtar të maturës.
Sa i përket buxhetit, përkatësisht hartimit të buxhetit për vitin e ardhshëm, pas marrjes së qarkores së dytë buxhetore, është duke u punuar në hartimin e draft buxhetit, dhe me theks të veçantë është duke u punuar në aspektin e transparencës, ku gjatë hartimit të buxhetit do të përfshihen të gjitha grupet e interesit, përmes debateve dhe takimeve publike”, thuhet në njoftim.
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...