Komandanti i KFOR-it gjeneralmajor Ozkan Ulutash priti sot në takim komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari në Prishtinë.
Në takim u diskutua mbi situatën e sigurisë në vend dhe bashkëpunimin e KFOR-it me organizatat e sigurisë në Kosovë, përfshirë FSK-në, të cilën NATO vazhdon ta mbështesë sipas mandatit të saj fillestar.
Gjeneralmajor Ulutash theksoi rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm dhe të ngushtë, në dobi të sigurisë së qëndrueshme në të gjithë Kosovën dhe stabilitetit rajonal.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes në koordinim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.
Simeone pranë historisë te Atletico – mund të bëhet trajneri...
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që vrau vëllain e tij n...
Finalja e Carabao Cup/ Arsenal – Man City, publikohen formac...
Motrave Mustafa u vdes babai
Barcelona merr tri pikë të arta ndaj Rayos – shkëputet edhe ...
Mbledhja në Selinë e PS-s për zgjedhjet, Rama vendos të anga...