Tutje ai ka shtuar se “interesa individësh nuk mbrojmë ne dem te Kosovës!”
Ky është reagimi i plotë i Krasniqit:
NE NUK MUN TË JEMI MIQ ME ASNJË TJETËR NËSE NUK JEMI E MIRA E VETËS Shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve (sidomos atyre të zëshmeve të sotëm), në këto momente me duhet t’ua tregoj një urti të shqiptarëve të urtë, që pushtuesit i kishin lënë pa shkollë në gjuhën e mëmës, e cila thotë:“ Kush bie në shtrat me fëmijë, zgjohet i lagur”!Ne dhe ju miq, kemi kohë që jemi ne një shtrat me fëmijë. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe në rastin tonë!Kësaj radhe kaq për zhvillimet e pa pritshme të natës se sotshme!Po të dëgjonin me kohë, fëmijët e natës se sotme, JO-JA do bëhej me kohë!Dikush duhet të jep përgjegjësi, pse Jo-ja nuk u tha kur ishte koha!Atëherë do mbrohej Kosova! Sonte po mbrohet pak individë që i lidhë gjithçka tjetër, veç jo kurrë interesi kombëtar!Gjërat e pa matura shtatë herë, nuk besoj që dalin mirë! Kështu thotë i urti populli im!Unë e respektoj urtinë e popullit tim.Kur ishte interesi i Kosovës. NISMA ishte kundër!Interesa individësh nuk mbrojmë ne dem te Kosovës!
P.S.Qëndrimet e deputetëve të NISMES, në ketë situatë janë krejtësisht mbi bindjet individuale!Nisma në organet e veta nuk ka diskutuar për ketë çështje.
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë hyn në fazën përfund...
Ministria e Shëndetësisë reagon ndaj pretendimeve për ofrim ...
Kurti priti në Davos ministrin e Kanadasë, diskutuan për zgj...
Xherdan Shaqiri shpallet “Sportisti i vitit 2025 në Basel”
Abdixhiku pas takimit të kryesisë: Zgjodhëm dialogun, përçar...
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...