Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të lajmit ku kryeprokurori i Prishtinës, Imer Beka ka theksuar se nuk ka pasur urdhër arrest të lëshuar nga prokuroria për arrestimin e Albin Kurtit.
VV-ja përmes këtij reagimi ka theksuar se gënjeshtra e pushtetit nuk zgjati më shumë se një ditë.
“Sot vetë kryeprokurori i Prishtinës, Imer Beka, pranoi që për arrestimin e Albin Kurtit nuk ka pasur urdhër arrest nga prokuroria. Kjo e vërtetoi edhe njëherë paligjshmërinë e arrestimit të Albin Kurtit dhe e vuri në pah se si ky në fakt ka qenë kidnapim prej policisë i një deputeti të zgjedhur nga populli”, thuhet në reagimin e VV-së.
Kjo lëvizje më pas ka theksuar se skandalet e tilla tregojnë që shteti është kapur nga dy partitë në pushtet dhe po përdoret në njërën anë për t’i liruar nga akuzat djemtë e kryeministrit dhe në anën tjetër për t’i persekutuar kundërshtarët e tij politikë.
“Vënia e policisë, prokurorisë dhe gjyqësisë në funksion të mbrojtjes së “Zajednicës” është e papranueshme dhe duhet të ndalet. Sa më herët, aq më mirë. Nuk ka pushtet dhe polici që do të arrijë sukses në shtypjen e vullnetit të popullit për një Kosovë të lirë, sovrane dhe të zhvilluar”, thuhet në fund të reagimit
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër