Në kuadër të forcimit të bashkëpunimit sindikal ndërkombëtar dhe me qëllim të thellimit të marrëdhënieve profesionale ndërmjet organizatave policore, u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit Ndërkombëtar ndërmjet Sindikatës së Policisë së Kosovës (SPK) dhe Sindikatës së Policisë së Lituanisë (LPPS) – një hap i rëndësishëm institucional që konsolidon partneritetin sindikal, solidaritetin dhe zhvillimin profesional të punonjësve të policisë në të dy vendet.
Marrëveshjen e nënshkruan Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, z. Avdi Hoti, dhe Presidentja e LPPS-së, znj. Roma Katinienė, duke vënë themelet e një partneriteti të qëndrueshëm ndërkombëtar në fushën sindikale, sociale dhe profesionale.
Ky bashkëpunim synon:
Forcimin e solidaritetit ndërkombëtar sindikal midis policive të dy vendeve;
Shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira në mbrojtjen e të drejtave të punonjësve të policisë;
Zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fusha si arsimi, kultura, sporti dhe mirëqenia sociale;
Rritjen e ndërveprimit profesional dhe institucional, përmes takimeve, trajnimeve dhe vizitave studimore të ndërsjella.
“Marrëveshja shënon një pikë kthese në ndërkombëtarizimin e sindikatës sonë, duke e pozicionuar Sindikatën e Policisë së Kosovës si një faktor të rëndësishëm në rrjetin evropian të bashkëpunimit sindikal policor”, thuhet në njoftim.
Delegacionet e të dy sindikatave zhvilluan gjithashtu takime zyrtare në Pejë, vizituan institucione dhe objekte kulturore, duke diskutuar projektet që do të thellojnë bashkëpunimin dhe do të avancojnë mirëqenien e oficerëve në Kosovë dhe Lituani.
“Kjo marrëveshje është dëshmi e qartë se solidariteti dhe bashkëpunimi ndërkombëtar janë forca e vërtetë e sindikatave moderne, të përkushtuara ndaj mbrojtjes së të drejtave, dinjitetit dhe zhvillimit të anëtarëve të tyre”, bëhet e ditur në njoftim./Arbresh.info

Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...