Përfaqësuesit e SBASHK-ut, FSSHK-së, SPK-së, Sindikatës së Zjarrfikësve dhe Doganave, përmes një komunikate për medie kanë njoftuar se kanë mbajtur një takim të përbashkët duke debatuar për situatën në këta sektorë pas lajmit të shpërndarë se mund të mos jenë paraparë mjete në Ligjin e Buxhetit për implementimin e Ligjit të pagave.
Ata kanë deklaruar se situata në sektorët që përfaqësojnë është acaruar dhe se kanë nisur të shtohen kërkesat e anëtarësisë që të bëhen përgatitje për të nisur edhe me veprime sindikale nëse Ministria e Financave dhe Kryeministri nuk ofrojnë dëshmi se janë bërë planifikime buxhetore për ligjin e pagave.
“Duke u gjendur në këtë situatë përfaqësuesit e FSSHK-së, SPK-së, sindikatës së Zjarrfikësve dhe Doganave kanë vendosur bashkërisht që t’i drejtohen Kryeministrit Kurti për një takim urgjent e në momentin më të afërt të mundshëm për të debatuar për këtë çështje. Në takimin me Kryeministrin Kurti përfaqësuesit e këtyre pesë sindikatave do të kërkojnë nga ai që të shpalos planin e Qeverisë për rritjen e mirëqenies së punëtorëve në Republikën e Kosovës nëse Ligji për paga zvarritet edhe më tutje”, thuhet në komunikatën e tyre për medie.
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...