Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) ka organizuar sot një protestë para Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke shprehur pakënaqësinë ndaj politikave të Qeverisë lidhur me sektorin e shëndetësisë.
Me këtë protestë FSSHK po shprehin pakënaqësitë për ndërprerjen e dialogut social me Ministrinë e Shëndetësisë, mospajtimin me propozimin e qeverisë për një rritje të vogël të koeficientit prej 0.5, mosnënshtrimin e Kontratës Kolektive Sektoriale, si dhe injorimi i protestës nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë ndaj kërkesave të FSSHK-së.
Protestuesit, të pajisur me pankarta ku shkruhej: “Duam kontrata kolektive”, “Ndaloni zbritjen në paga”, “Kontrata Kolektive – Garanci për të drejtat tona” dhe “Mos na shfrytëzoni, na respektoni”, kanë kërkuar që qeveria të marrë parasysh kërkesat e tyre për përmirësimin e kushteve të punës dhe respektimin e të drejtave të punëtorëve shëndetësorë.
Protesta po zhvillohet në mënyrë paqësore./Arbresh.info

BE-ja miraton zyrtarisht kredinë për Ukrainën dhe paketën e ...
Kuvendi nesër mban dy seanca
Mbahet seanca ndaj të akuzuarës për spiunazh Jelena Gjukanov...
Sonte Trepça-Peja, përballje e zjarrtë në gjysmëfinale të pl...
Ushtarët çekë, moldavë dhe italianë të KFOR-it patrullojnë n...
Rasti “Banjska”: Gjykata shpall nesër aktgjykimin nën masa t...