Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka dalë me një thirrje publike për të mbajtur takim me kryesues të Federatave të Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, pjesë e së cilës është edhe vet.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se këtë takim e kërkojnë me qëllim të shmangies së masave dhe veprimeve sindikale.
“Duke e mbështetur entuziazmin dhe vullnetin tuaj në përmirësimin e shërbimeve, në përpjekje për të ofruar mbështetjen në arritjen e këtij objektivi me rëndësi për qytetarët e Republikës së Kosovës, ndërsa me qëllim të diskutimit rreth urdhëresave tuaja të cilat potencialisht mund të kenë ndikim në ngritjen e cilësisë së shërbimeve, duke shpresuar që bashkërisht t’i eliminojmë elementet diskriminuese dhe standardet e dyfishta të cilat ne konsiderojmë që janë pjesë e këtyre urdhëresave”.
“Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së, e cila është një nga 54 shoqatat sindikale në kuadër të FSSHK-së, me qëllim të shmangies së masave dhe veprimeve sindikale, ndërsa duke promovuar dialogun social, me respekt kërkojmë një takim urgjent me datë 05.09.2022”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...