Kryesia e Sindikatës së Policisë së Kosovës, u ka ndarë nga 2 mijë euro, familjeve të tre policëve të rënë në detyrë.
“Kryesia e Sindikatës së Policisë të Kosovës ishte në vizitë te tri familjet e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të rënë në kryerje të detyrës zyrtare, të cilët janë shpallur Heronj të Republikës së Kosovës.
Te familja e heroit Sami Thaqi, familja e heroit Izet Demaj dhe familja e heroit Enver Zymberi, secila nga këto familje u mbështet nga SPK me nga 2000 euro”, thuhet në njoftim.
Sindikata e Policisë së Kosovës ka theksuar se gjithmonë ka pasur mision përkujdesjen e familjeve të policëve te rënë në kryerje të detyrës zyrtare.
https://www.facebook.com/sindikataPK/posts/1481901115321328
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...
Vedat Muriqi në formacionin e javës në La Liga, sipas Marca