Në shenjë vlerësimi dhe përkrahjeje për punën e palodhshme të instruktorëve të Policisë së Kosovës, Sindikata e Policisë së Kosovës (SPK) ka realizuar sot dhurimin e çantave të punës nga Sindikata për instruktorët që shërbejnë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.
Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Avdi Hoti, theksoi:
“Instruktorët janë shtylla e profesionalizmit në Policinë e Kosovës. Përkushtimi i tyre në trajnimin e zyrtarëve të rinj është themelor për një polici profesionale, moderne dhe të besueshme. Ky është vetëm një gjest mirënjohjeje për punën e tyre të ndershme dhe përkushtimin ndaj profesionit.”
Ky aktivitet është pjesë e nismave të vazhdueshme të Sindikatës për përmirësimin e kushteve të punës dhe për mbështetjen e anëtarëve të saj në çdo nivel.
Sindikata e Policisë së Kosovës, gjithmonë pranë atyre që mbrojnë dhe shërbejnë me nder./Arbresh.info

Deputetja e LVV: Kur LDK ia mbylli dyert, ne e bëmë Osmanin ...
Vijojnë bombardimet mbi Iran, shpërthime të fuqishme në aero...
Edi Rama uron 7 Marsin me mesazh nga Manastiri: Sa e fortë ë...
Sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz
Kapen mbi 5 kilogramë marihuanë dhe një armë zjarri në Vusht...
Maqedonci: Shpresojmë që deri në fund të vitit të prodhojmë ...