Në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, nga grupe kriminale e terroriste të organizuara , në Veri të vendit, është sulmuar Policia e Kosovës, me ç ‘rast ka mbetur i vrarë Rreshteri policor Afrim Bunjaku dhe është plagosur zyrtari policor, Alban Rashiti.
“Sindikata e Policisë së Kosovës i shpreh ngushëllime familjes së ngushtë, miqve dhe të gjithë pjesëtareve të Policisë së Kosovës, kurse policit të lënduar i urojmë shërim të shpejtë”, thuhet në reagimin e SPK-së, transmeton Arbresh.info
Sindikata e Policisë së Kosovës është duke përcjellë nga afër zhvillimet e ditës së sotme dhe dënon ashpër sulmet terroriste që po i bëjnë grupet kriminale ndaj shtetit tonë.
“Policia e Kosovës është duke vepruar sipas autorizimeve ligjore dhe Kushtetuese në mbrojtje të integritetit të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagim./Arbresh.info/
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër
Theret me thikë një person në Mitrovicë të Veriut