Sindikata e Policisë ngushëllon familjen e policit Rexhep Gashi: I përjetshëm qoftë kujtimi për të

11:16 | 29 Qershor 2026
H.E

Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen tragjike nga jeta të zyrtarit policor Rexhep Gashi, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Përmes një telegrami ngushëllimi, Sindikata u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, të afërmve, kolegëve dhe të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

“Me rastin e ndarjes nga jeta të zyrtarit policor Rexhep Gashi, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, Sindikata e Policisë së Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve dhe të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. I përjetshëm qoftë kujtimi për të”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Sindikatës së Policisë së Kosovës.

LEXO EDHE:

Tragjike, vdes polici pasi goditet nga vetura në pikën kufitare të Morinës

Personi që goditi me veturë për vdekje policin në kufi është 28-vjeçar nga Shqipëria

Shpërndaje në rrjete sociale