Shoqata Sindikale e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së ka paralajmëruar SHSKUK-në se në rast se nuk merren parasysh rekomandimet e tyre përmes të cilave tentojnë ta ruajnë mirëqenien e infermierëve, do të mbajë grevë 1 orëshe deri te bojkoti i përgjithshëm i punës.
Përmes një komunikate për media, kjo shoqatë thotë se ndjehet e zhgënjyer me injorimin në vazhdimësi nga SHSKUK/QKUK e cila, siç thuhet më tej, “përkundër proaktivitetit tonë për dialog social, e njëjta refuzon, madje edhe përgjigjet përmes postës elektronike”.
“Bazuar në këtë realitet po e publikojmë kërkesën e radhës drejtuar SHSKUK/QKUK-së, duke e njoftuar publikisht të njëjtën dhe opinionin se në rast se nuk merren parasysh rekomandimet tona përmes të cilave tentojmë ta ruajmë mirëqenien e infermierëve, duke mos i mbingarkuar më tepër me punë, ndërsa edhe duke e pasur prioritet shërbimin cilësor ndaj qytetarëve, Shoqata Sindikale e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së do ndërmarr veprimin sindikal grevë, duke filluar nga greva 1 ( një ) orëshe deri tek bojkoti i përgjithshëm i punës”, thuhet në komunikatë. /arbresh.info/
Objektet e naftës në Venezuelë nuk u dëmtuan nga sulmet amer...
Trump për NYT pas kapjes së Maduros: Organizuam një operacio...
Haradinaj: Siguria energjetike të trajtohet si urgjencë komb...
Objektet e naftës në Venezuelë nuk u dëmtuan nga sulmet amer...
Ukraina reagon pas kapjes së Maduros nga SHBA: Ne s’ia kemi ...
Përfshihet nga flakët një banesë në Elbasan, nuk ka të lëndu...