Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, të cilën e kryesoi, Zenun Pajaziti, kryetar i komisionit, u shqyrtua raporti vjetor i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, për vitin 2014. Sipas komunikatës nga zyra për media e Kuvendit, në mbledhje morë pjesë edhe anëtarët e Këshillit të cilët e prezantuan raportin.
Kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës, Lulzim Aliaj, prezantoi raportin vjetor 2014, si dhe e njoftoi komisionin për numrin e ankesave të shërbyesve civil, të cilat pohoi se janë shtuar gjatë vitit 2014.
Ai ka dhënë sqarime për mënyrën e vendosjes së ankesave dhe sfidën që ka Këshilli për moszbatimin e vendimeve të këtij institucioni të pavarur nga ana e institucioneve qendrore dhe lokale, duke kërkuar mbështetjen e Kuvendit për zbatimin e vendimeve nga institucionet.
Ata e njoftuan Komisionin edhe për punë, përkatësisht monitorimin e shërbyesve civil jashtë Kosove, si në ambasada e konsullata.
Komisioni unanimisht miratoi Raportin vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil.
Po në këtë mbledhje komisioni ka takuar përfaqësuesit e Sindikatës së RTK-së, Fadil Hoxha dhe Arsim Halili, të përjashtuar nga puna në RTK, si dhe tre anëtarë të tjerë të Kryesisë së kësaj sindikate që vazhdojnë të punojnë në Radiotelevizionin publik.
Sindikalistët e RTK-së sqaruan para anëtarëve të Komisionit se menaxhmenti dhe Bordi i RTK-së nuk i përmbushin obligimet ligjore, duke ngritur shqetësimet për rekrutimin e punëtorëve në RTK.
“ Gjendja në RTK është degraduese, e shprehur sidomos në 3-4 vitet e fundit, si nga aspekti financiar ashtu edhe në atë të transparencës”, janë shprehur sindikalistët e RTK-së.
Sipas sindikalsitëve RTK-ja është e zhytur në borxhe duke bërë lidhjen e kontratave që janë në kundërshtim me procedurat e prokurimit, dhe nga borxhet e RTK-së pasojat do t’i vuajnë punëtoret.
Duke pohuar se 60 përqind e buxhetit të RTK-së ndahet për paga dhe mëditje, kanë specifikuar se drejtori gjeneral ka 10 këshilltarë me një mijë euro pagë mujore dhe se nga mbi 900 të punësuar ,sa ka RTK-ja aktualisht, 340 prej tyre janë janë punësuar në 18 muajt e fundit.
Ata janë ankuar se Komisioni disiplinor merret vetëm me punëtorët të cilët janë pjesëtarë të sindikatës së RTK-se dhe se drejtori menaxhues i RTK-së është anëtar i komisionit disiplinor në shkallë te parë dhe të dytë.
Pasi anëtarët e komisionit u kanë shtruar pyetje të ndryshme sindikalistëve të RTK-së, të cilët kanë dhënë përgjigje dhe sqarime plotësuese , kryetari i Komisionit , Zenun Pajaziti , u ka sugjeruar sindikalistëve të RTK-së që t’i adresojnë çështjet që bien në përgjegjësinë e sindikatës dhe të mos i tejkalojnë kompetencat e tyre./arbresh.info/
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...