Ardita Sinani, Këshilltare Politike e Kryeministrit të Republikës së Kosovës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, ka thënë se Beogradi nuk dëshiron të hapë çështjen e reciprocitetit, sepse në Serbi ka më shumë pakica kombëtare sesa në Kosovë. Ajo po ashtu ka theksuar se në Luginë është duke u bërë spastrim etnik.
“Do të thotë, nëse doni diçka për serbët diku tjetër, duhet të mendoni edhe për pakicat në vendin tuaj”, ka thënë Sinani, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.
Sipas saj në spitalin e Vranjës, i cili mbulon Preshevën dhe Bujanocin, në rrethin e Pçinjit, nuk ka asnjë mjek shqiptar, ndërsa së paku një e treta e pacientëve janë shqiptarë.
Tutje ajo ka shtuar se në Luginën e Preshevës, në Bujanoc, Medvegjë dhe Preshevë po bëhet spastrim i ftohtë etnik i heshtur administrativ, duke anuluar adresat e banorëve shqiptarë.
“Nëse policia ju troket në derë dhe nuk jeni aty, ju fshijnë nga regjistri. Ata duan të thonë se askush nuk jeton këtu. Në një farë mënyre, për t’u regjistruar atje si banor, duhet të jesh gjatë gjithë kohës në shtëpi”, ka shtuar Sinani./Arbresh.info/
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...