“Siç filloi edhe po mbaron ky vit, kanë ndodhur një serë presionesh dhe aktivitetesh të ndryshme, që synojnë të komplikojnë jetën e serbëve në Kosovë nën heshtjen absolute të bashkësisë ndërkombëtare”, tha Simiq për RTS duke u përgjigjur rreth deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj se kufiri Kosova -Shqipërisë nuk ekziston më, transmeton lajmi.net.
Sipas tij, fakti është se përfaqësuesit shqiptarë në Prishtinë nuk veprojnë vetëm, por me bekimet, qëndrimin dhe mbështetjen e përfaqësuesve ndërkombëtarë.
Ai përsërit se Prishtina po përpiqet të parandalojë që serbët të jetojnë në Kosovë me qëllim, që siç thotë ai, të largohen nga rajoni në rrethana kur nuk mund ta rrumbullakojnë vendin e tyre ndërkombëtarisht.
“Unë duhet t’i informojë ata se kjo është e pamundur dhe e papranueshme për këtë popull”, përfundoi Simiq. /Lajmi.net/
“Dy minatorë nuk janë mirë me shëndet”, Dobra jep detaje për...
Aksident trafiku në Pejë, një i lënduar
Haradinaj: Masakrat janë dëshmi e rrugës së rëndë që kaluam ...
Haxhiu takon të moshuarën që i tha Kurtit “Mos lësho pe”, i ...
“Kosova aleati më besnik i Amerikës” – kongresisti amerikan ...
Dortmundi përshpejton negociatat për transferimin e yllit të...