Igor Simiq, nga Lista Serbe, në deklaratën e tij para mediave pas ndërprerjes së seancës së Kuvendit tha se po vazhdon të shkelet Kushtetuta, duke deklaruAr se përfaqësuesi nga minoriteti serb duhet ta ketë mbështetjen e shumicës së deputetëve serbë.
Sipas tij, këtë mbështetje e ka Sllavko Simiq, i cili në mënyrë legale e legjitime ka marrë mandatin nga zgjedhjet e përgjithshme.
“Mjerisht po shkelet Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit”, tha Simiq,
Ai shtoi se partia fituese, LVV, po përpiqet që në vend të Simiqit ta vendosë Nenad Rahiqin.
“Duhet të dihet se Nenad Rashiqi nuk e ka mbështetjen as të popullit serb e as të deputetëve serbë”, tha, mes tjerash, Simiq.
Të shtëna me armë zjarri pranë Konsullatës Amerikane në Toro...
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...